Lidhje

SHBA, Greqi: Shpërblime për kapjen e autorëve të incidentit ne Athine


Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe ajo greke kanë ofruar secila nga një shpërblim prej një milionë dollarë për informacione që do të ndihmonin në arrestimin e një grupi ekstremist, që kreu një sulm me raketa ndaj ambasadës amerikane në Athinë në muajin janar.

Ministria greke e Rendit Publik e bëri të njohur sot shpërblimin për informacione, që do të ndihmonin për shpërbërjen e organizatës së ekstremit të majtë, Lufta Revolucionare. Ministria u zotua se do të garantonte anonimitetin e personave që do të siguronin këto informacione.

Pak më vonë, ambasada amerikane në Athinë bëri të njohur shpërblimin e saj, por prej 1 milionë dollarësh, si dhe mundësinë e largimit në një vend tjetër të informatorëve dhe familjeve të tyre. Grupi Lufta Revolucionare mori përgjegjësinë për sulmin me raketa granada-hedhëse ndaj ndërtesës së ambasadës amerikane, më 12 janar.

Shpërthimi dëmtoi banjon e katit të tretë të ndërtesës, pa shkaktuar plagosjen e njerëzve. Grupi guerrilas i ektremit të majtë ka kryer një sërë sulmesh gjatë tre vjetëve të fundit. Ai u krijua, pasi qeveria e shpërbëu grupin marksist 17 Nëntori në vitin 2002, që kishte kryer një sërë sulmesh terroriste në vend për disa dekada. //ii

XS
SM
MD
LG