Lidhje

Sëmundja e Alcajmerit përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara


Një studim i ri arrin në përfundimin se gjatë pesë vjetëve të fundit në Shtetet e Bashkuara ka patur një rritje dramatike të numrit të rasteve me sëmundjen Alcajmer dhe forma të tjera të ngjashme.

Raporti i publikuar sot nga Shoqata e Alcajmerit thotë se më shumë se 5 milionë amerikanë jetojnë tani me sëmundje të humbjes së funksioneve të trurit. Kjo përbën një rritje prej 10 përqindësh nga nga studimi i fundit që u publikua para pesë vjetësh.

Shoqata thotë se rritja e moshës është faktori më i madh i rrezikut të Alcajmeri dhe se përhapja e sëmundjes do të rritet me të njëjtin ritëm sa edhe plakja e popullatës. Shumica e të diagnostikuarve me Alcajmer janë mbi 65 vjeç. Shenjat e para të sëmundjes përfshijnë konfuzion dhe humbje të kujtesës.

Ndërsa sëmundja përparon dhe dëmtimi i trurit përhapet, pacientët kanë nevojë për ndihmë dhe më në fund humbasin aftësinë për të komunikuar. Alcajmeri është një sëmundje vdekjeprurëse. //rd//

XS
SM
MD
LG