Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun i shpëtoi një shpërthimi të rëndë në Zonën e Gjelbërt në Bagdat


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun që ndodhet për një vizitë në Irak u trondit, por nuk u plagos sot, pas një shpërthimi të rëndë në Zonën e Gjelbërt në Bagdat, ku ai kishte shkuar për t’u takuar me Kryeministrin irakian, Nuri al Maliki.

Shefi i OKB-së dhe udhëheqësi irakian po mbanin një konferencë të përbashkët shtypi, kur ndodhi shpërthimi i shkaktuar nga një raketë ose mortajë. Të dy e vazhduan konferencën e shtypit pas sulmit.

Në zhvillime të tjera në Irak, ushtria amerikane tha se forcat e koalicionit në Basra dhe Hillah kanë kapur pjesëtarë të rrjetit Khazai, për të cilën thuhet se kishte lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen e 5 ushtarëve amerikanë në Karbala në janar.

Në këtë sulm, kryengritësit kishin veshur uniforma ushtarake si ato amerikane dhe kaluan përmes postbllokut të sigurisë në Karbala, duke vrarë një ushtar amerikan dhe duke rrëmbyer e vrarë 4 të tjerë.

Po sot në Irak, një zyrtar irakian tha se qeveria ka zhvilluar bisedime me kryengritësit suni gjatë muajve të fundit, në përpjekje për t’i bindur ata të çarmatosen. //lk

XS
SM
MD
LG