Lidhje

Ministrja Bakojanis takohet me Sekretaren Rajs


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs dhe Ministrja e Jashtëme e Greqisë, Dora Bakojanis u takua sot në Departamentin e Shtetit për të biseduar rreth çështjeve të ndryshme, përfshirë marrëdhëniet dy-palëshe dhe çështje të sigurimit.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se të dyja palët rikonfirmuan bazën e shëndoshë të marrëdhënieve amerikano-greke. Mes çështjeve të tjera, që u diskutuan ishin udhëtimi i ardhshëm i Sekretares Rajs në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, situata në Maqedoni e Kosovë si dhe çështjet e NATO-s.

Diplomatja greke do të marrë pjesë edhe në festimet e nesërme në Shtëpinë e Bardhë me rastin e pavarësisë së Greqisë, para se të shkojë në New York.//rd//

XS
SM
MD
LG