Lidhje

BE, SHBA marrëveshje për linjat ajrore


Bashkimi Evropian miratoi një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, e cila do të lejojë më shumë linja ajrore të konkurojnë në tregun e mbingarkuar transatlantik.

Ministrat evropianë të transportit nënshkruan sot marrëveshjen për “qiejtë e hapur”, e cila u jep kompanive ajrore evropiane të drejtën për të fluturuar në Shtetet e Bashkuara nga secili vend i Bashkimit Evropian dhe jo vetëm nga shteti të cilit ato i përkasin. Marrëveshja do të lejojë gjithashtu më shumë kompani ajrore që të bëjnë fluturime midis aeroportit Heathrow të Londrës dhe Shteteve të Bashkuara. Aktualisht vetëm katër kompani ajrore kanë të drejtën të bëjnë këtë rrugë fitimprurëse.

Komisioni Evropian tha se shtimi i konkurrencës do të mund t’u kursejë udhëtarëve rreth 16 milion dollarë si rrjedhojë e uljes së çmimit të biletave. Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord me marrëveshjen por tani duhet të miratojnë kërkesën e Britanisë për një shtyrje prej 5 muajsh. Me një vonesë të tillë, marrëveshja pritet të hyjë në fuqi pas një viti. //rd//

XS
SM
MD
LG