Lidhje

SHBA: Dy ligjvënës, letër kundër zgjidhjes së imponuar për Kosovën


Dy ligjvënës amerikanë po i bëjnë thirrje Presidentit Bush t'i kundërvihet çdo përpjekjeje të komunitetit ndërkombëtar për të imponuar një zgjidhje që do të përcaktonte statusin e ardhshëm të Kosovës.

Në një letër drejtuar Presidentit, ligjvënësit Melissa Bean dhe Dan Burton, pjesëtarë të grupit të çështjeve serbe në Kongres, shprehin shqetësim lidhur me strukturën e planit të zotit Ahtisaari dhe ritmet e ngadalta të negociatave mbi statusin.

Ligjvënësit thonë se udhëheqja shqiptare e Kosovës nuk është treguar e aftë për të ofruar mbrojtjen dhe shërbimet e nevojshme për të gjithë banorët e Kosovës.

Ligjvënësit thonë gjithashtu se një vit ecejakesh diplomatike nuk ka ofruar një vizion të qartë të ndikimit që mund të ketë një Kosovë e pavarur mbi rajonin. Letra shpreh shqetësimin se forcat pro-perëndimore në Serbi mund të pësojnë humbje nëse komuniteti ndërkombëtar imponon një zgjidhje për Kosovën.

Ndërkohë, në Rusi kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Boris Grizllov shprehu shqetësim që plani i zotit Ahtisari, sipas tij, nuk përfill pikpamjen serbe, por përqendrohet te dhënia e sovranitetit Kosovës. Ai tha se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojnë për sa kohë të jetë e nevosjshme.

Grizllov i bëri komentet gjatë takimit në Moskë me kryetaren e një delegacioni serb, Sanda Rashkoviç-Iviç e cila e quajti mbështetjen e Rusisë çështje me rëndësi historike. //rd//

XS
SM
MD
LG