Lidhje

24 marsi, dita botërore kundër tuberkulozit


24 marsi eshte dita boterore e tuberkulozit dhe në të njëjtën kohë është edhe 125 vjetori i zbulimit të bakteres që shkakton sëmundjen e mushkërive. Por shumë ekspertë thonë se njerëzimi nuk ka njohur shumë përparime në luftën kundër kësaj sëmundje që nga zbulimi i saj, duke përdorur mjete kurimi që janë thuajse po aq të vjetëra. Ilaçi më i përdorur ndaj Tubekulozit u zbulua rreth 30 vjet më parë, ndërkohë që forma të sofistikuara të sëmundjes po i nxjerrin jashtë përdorimit ilaçet.

Tuberkulozi ka tipare aziatike, afrikane, arabe, apo te kujdo tjetër, por tiparet e jashtme të pacientëve janë vetëm dallime sipërfaqësore, pasi të gjithë ata vuajnë nga të njëjtat probleme: vështirësi të marrin frymë pasi bakteria e tuberkulozit po u shkatërron mushkëritë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth nëntë milion vetë në mbarë botën janë të prekur nga tuberkulozi ndërkohë që rreth 1, 8 milionë vdesin çdo vit. Pasojat më të rënda vërehen në Azinë e jugut dhe të lindjes, ndjekur nga Afrika dhe rajonet e Paqesorit Perëndimor, duke kapur kështu rreth 85 përqind të numrit total në botë.

Sipas drejtorit të programit për ndalimin e tuberkulozit me Organizatën Botërore të Shendetësisë, Mario Ravilionei, vdekjet mund të parandalohen pasi mjekimi gjashtë mujor i të prekurve nga tuberkulozi me ilaçet e zbuluara dhjetëra vite me parë mund të shërojë pjesën dërmuese të rasteve. “Është skandaloze që në vitin 2007, në këtë stad ku jemi, ne mund të kurojmë kryesisht të gjitha rastet e trajtueshme me barna dhe ne akoma shohim rreth 4 mijë e 500 vdekje në ditë. Bota duhet të zgjohet", thotë ai.

Bakteria e tuberkulozit kalon në mutacione dhe fiton rezistencë ndaj ilaçeve gjë që e bën më të vështirë kurimin sepse shumë pacientë nuk arrijnë të çojnë deri në fund kurat.

Drejtuesi i kërkimeve për tuberkulzoin në institutin kombëtar të qeverisë amerikane për alergjitë dhe sëmundjet ngjitese, Clifton Berry, thotë se kjo është një kurë që merr kohë. “Është mjaft e vështirë për t’u bërë, duhet të kemi parasysh se pacientët duhet të marrin ilaçe për gjashtë muaj".

Për vite me radhë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka promovuar mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të terapisë me punonjës lolalë të shendetësisë të cilët shkojnë nëpër shtëpitë e pacientëve për t’u siguruar që ata po marrin ilaçet. Por në vende të varfëra me sistemi shendetësore të dobëta, nuk ka punonjës të mjaftueshëm për të realizuar këtë praktikë. Si rezultat, po shtohen efektet rezistuese të bakteries tek dy lloje ilaçesh të tuberkulzoit, duke e bërë të nevojshme nxjerrjen e ilaçeve më të kushtueshme dhe më me efekt.

Joann Carter është me grupin jo qeveritar Results, e cila ndihmon financimin e projekteve shendetësore në vendet në zhvillim. Ajo thekson se një lloj i ri më i rrezikshëm tuberkulozi është shfaqur kohët e fundit. Mutacioni i bakteries ka krijuar forma rezistuese ndaj pjesës dërrmuese të ilaçeve të vjetëra dhe të reja. Ky lloj i ri tuberkulozi i quajtur XDR u pa për herë të parë në Afrikën e Jugut, ndikuar nga epidemia e Hiv-it që dobëson aftësitë e pacientit për të luftuar një sëmundje të tilla . Ajo e quan atë një mikrob shumë të frikëshëm që vret 70 deri 80 përqind të të infektuarve dhe rrezikon të kthejë mbrapësht progresin në trajtimin e Sidës. “Vendet me raste të shumta HIV-i kanë gjithashtu një numër të madh rastesh me tuberkuloz. Kështu që kur bashkon llojet e tuberkulozit që u rezistojnë ilaçeve me HIV-in, shtohet mundësia e shpërthimit të një sëmundje mjaft vdekjeprurëse”, thotë zonja Carter.

Specialistja e mushkërive Lee Reichman e qendrës studimore mjekësore të Nju Xhersit për tuberkulozin thotë se ilaçet e reja dhe mjetet e diagnostikimit do të dështojnë në vendet e varfëra, ku sistemet shendetësore nuk janë në gjendje për t’i përdorur ato me efektivitet. Por specialitja thotë se lloji i ri i tuberkulzoit mund të kurohet përmes përpjekjeve politike dhe origjinalitet në hartimin e metodave mjekësore. //rd//

XS
SM
MD
LG