Lidhje

Kancelarja gjermane bën thirrje për unitet evropian


Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të mbështesin reforma që synojnë t’i japin një frymë të re bllokut 50 vjeçar.

Zonja Merkel u tha sot zyrtarëve të Bashkimit Evropian se qytetarët e tyre kanë të drejtën të dinë se ku synon të arrijë organizata. Ajo i bëri këto komente për median gjermane, ndërkohë që udhëheqësit evropianë janë mbledhur në Berlin për festime 2-ditëshe që shënojnë 50 vjetorin e themelimit të organizatës.

Nesër, zonja Merkel do të paraqesë të ashtu-quajturën “Deklarata e Berlinit,” një dokument ku theksohen arritjet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, i cili do të shërbejë gjithashtu si një udhërrëfyes për të ardhmen e bllokut.

Kancelarja gjermane, vendi i së cilët ka presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, po përpiqet të rizgjojë përpjekjet për unitet në organizatë, pasi projekt-kushtetuta e bllokut u hodh poshtë në referendume në Francë dhe Holandë në vitin 2005. //ad//

XS
SM
MD
LG