Lidhje

Britani: Ndalimi i 15 detarëve britanikë nga Irani është i gabuar


Kryeministri britanik Toni Bler thotë se ndalimi i 15 detarëve britanikë nga Irani është i pajustifikueshëm dhe i gabuar.

Zoti Bler hodhi gjithashtu poshtë akuzat e Iranit se të 15 të ndaluarit ishin futur në ujërat iraniane para se të kapeshin të premten.

Irani thotë se të ndaluarit britanikë pohuan se ishin futur në mënyrë të paligjshme në ujërat iraniane. Zyrtarë ushtarakë iranianë thonë se ata janë në gjendje të mirë dhe po mbahen në Teheran.

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Irani të lirojë menjëherë grupin e përbërë nga 14 burra dhe një grua.

Marina iraniane ndaloi ekuipazhin britanik që po zhvillonte një inspektim rutinë të një anijeje tregtare në korridorin detar Shat al-Arab ndërmjet Iranit dhe Irakut./al/

XS
SM
MD
LG