Lidhje

Shqipëri: Dërgesat e emigrantëve - me rëndësi për ekonominë


Në Shqipëri, dërgesat e emigrantëve vazhdojnë të përbëjnë një nga zërat më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, gjatë vitit të shkuar ato ishin në nivelin e 933 milionë eurove, duke përfaqësuar kështu 12,8 të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Këto të ardhura përfaqësojnë gjithashtu të burimin kryesor për financimin e deficitit tregëtar, i cili edhe për vitin e shkuar u thellua me 14 për qind. //az//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG