Lidhje

Fullani: Vëmendje ndaj kredive nga bankat e niveli të dytë


Banka Qendrore e Shqipërisë u kërkoi sot bankave të nivelit të dytë që të shtojnë masat për t'u vetmbrojtur nga rreziqet e tregut dhe nga mos-kthimi i kredive. Guvernatori Ardian Fullani tha sot ne nje takim me përfaques të gjithë bankave që operojnë në vend, se ato duhet të mbajnë qëndrime konservatore në procesin e dhënies së kredive dhe të kërkojne nga klientët garanci të mjaftueshme, në rast të moskthimit te kredive.

Ndërsa, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka sygjeruar qeverisë shqiptare që të jetë e kujdesshme me politikat e uljes së taksave që parashikon të ndërmarë në paketën fiskale për gjashtëmujorin e dytë të vitit.

Perfaqesuesja e FMN-së në Tiranë, Ann-Margret Westin, deklaron se propozimet e qeverisë do të diskutohen në detaje gjatë misionit të ardhshëm të FMN-së në fund të muajit prill. “Sistemi shqiptar i taksave është në përgjithësi i shëndetshëm dhe çdo ulje e mëtejshme e taksave duhet të përqëndrohet së pari në normat e kontributit të sigurimeve shoqërore. Në një hap të dytë, mund të ndërmerren ulje paralele në normën më të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale dhe në normën e tatim fitimit” shpjegon zonja Westin e cila saktëson se “çdo ulje në normën e TVSH-së duhet konsideruar e fundit” dhe se “këto ulje taksash duhet të ndërmerren vetëm në kushtet e përmirësimeve të qëndrueshme në mbledhjen e të ardhurave”. Përfaqesuesja e Fondit këshillon se nuk duhet zbatuar një ndryshim i taksave në mes të vitit. “Kjo është veçanërisht e rëndësishme për tatim fitimin që është një taksë vjetore”. Sipas saj “ka shumë mundësi të tjera që mbeten mjaft më të rëndësishme për përmirësimin e klimës së biznesit se sa norma e tatim fitimit”. //rd//

XS
SM
MD
LG