Lidhje

Koshtunica: Synimi kryesor, bllokimi i planit të OKB-së për Kosovën


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica tha se synimi parësor i vendit të tij është të bllokojë planin e Kombeve të Bashkuara për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Zoti Koshtunica kritikoi Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n për mbështetjen e tyre ndaj planit Ahtisari, që sipas tij i shkëput 15 përqind territorit të Serbisë. Ai shtoi se NATO-ja e quajti veten ‘një engjëll të mëshirës’, kur ndërmori sulmet ajrore kundër Serbisë gjatë krizës në Kosovë më 1999. Ai tha se tani aleanca perëndimore e quan veten ‘mik të Serbisë’, ndërsa shkëput një pjesë të rëndësishme të territorit të saj.

Ndërkaq në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin shprehu përsëri kundërshtimin e vendit të tij ndaj një zgjidhjeje të statusit të Kosovës pa një marrëveshje nga të dyja palët.

XS
SM
MD
LG