Lidhje

Policia shqiptare ndalon anijen malazeze në Portin e Shëngjinit


Policia shqiptare ndaloi sot në mëngjes, në Portin e Shëngjinit, një anije mallrash me flamurin e Malit të Zi si dhe 7 pjestarët e ekuipazhit të anijes. Ata akuzohen për mbeshtetje te trafikut ilegal te klandestineve ne drejtim te Italise.

Gjate nje kontrolli te befasishem, te kryer ne brendesi te anijes, policia gjeti te fshehur kater klandestine, te gjithe te rinj nga rrethet veriore te Shqiperise, qe tentonin te largoheshin ne drejtim te Italise. Anija malazeze ishte ankoruar ditet e fundit ne Portin e Shengjinit, i cili eshte edhe porti me i afert i Shqiperise me Malin e Zi.

Anija po ngarkohej me materiale ndertimi , te cilat do ti transportonte ne drejtim te portit te Ravenes, ne Itali. Policia shqiptare dyshon se anije me flamur te huaj, vazhdojne te kryejne trafik ilegal te njerezve, duke e mbuluar kete veprimtari te jashtligjeshme me transportin e mallrave nga Shqiperia ne drejtim te vendeve te Europes. //rd//

XS
SM
MD
LG