Lidhje

Ehud Olmert përshëndet një plan paqeje të paraqitur nga Riadi


Kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se plani i paqes i paraqitur nga Arabia Saudite në një takim të vendeve arabe në Arabinë Saudite, mund të sjellë paqen në Izrarel brenda 5 vjetësh.

Në disa intervista të publikuara sot në gazetat izraelite, zoti Olmert thonte se është gati të zhvillojë bisedime me Arabinë Saudite dhe vende të tjera arabe të moderuara. Ai tha se në mendimi arab për Izarelin ka pësuar një “ndryshim revolucionar”, por zoti Olmert e bëri të qartë se Izraeli nuk është i përgatitur t’i pranojë disa kushte të planit arab të paqes.

Plani bën thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në këmbim të tërheqjes izraelite nga tokat e pushtuara në vitin 1967, krijimin e shtetit palestinez dhe një zgjidhje të drejtë për palestinezët e zhvendosur me krijimin e shtetit të Izraelit në vitin 1948.

Izraeli refuzon t’u japë refugjatëve palestinezë të drejtën të kthehen në shtëpitë e tyre aty ku tani është shteti hebraik. //ze//

XS
SM
MD
LG