Lidhje

Yjet - Me aktoren Gwyneth Paltrow


E krahasuar shpesh me elegancën e Grace Kelly-t, Gwyneth Paltrow është shfaqur disa herë në listën e Blackwellit për veshjet më të mira dhe në kopertinat e revistave.

Gwyneth ka lindur në Los Angelos të Kalifornisë më 28 shtator të vitit 1972. I jati i saj ishte Bruce Paltrow, një regjisor i sukseshëm kurse e ëma është aktorja e nderuar Blythe Danner. Gwyneth vendosi të hynte në rrugën e aktrimit pasi la shkollën për histori arti. Një takim i rastësishëm me Steven Spielberg rezultoi në rolin e Wendyt në filmin Hook por ishte interpretimi i saj i shkëlqyer në Flesh & Bone që shënoi fillimin e karrierës së saj në vitin 1993. Gwyneth ka një listë të gjatë filmash të suksesshëm përfshi Ema në vitin 1996, Great Expectations në vitin 1998 dhe shumë popullorin Sliding Doors në të njëjtin vit.

Gwyneth mori Globin e Artë dhe Oskarin si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin Shakespeare in Love. Në vitin 1999, ajo luajti në Mr. Ripley dhe jashtë skenës, ishte në krye të listës së New York Observer ndër njerëzit më të përmendur.

"Më pëlqen vërtet të punojë me njerëz si Christina Applegate, Rob Lowe, Mike Myers, Candice Bergen. Kam qënë e rrethuar nga një grup vërtet i mirë aktorësh dhe ka qënë kënaqësi të punojë me njerëz kaq të mëdhenj. Gjithashtu garderoba dhe grimi më kanë bërë gjithnjë për të qeshur" thotë aktorja. Gwyneth luajti Donën në filmin View from the Top, një grua nga një qytet i vogël me ëndrën e madhe për tu bërë stuardesë. Dalë në ekran në vitin 2002 aty shpëthyen talentet e shumë aktorëve të njohur dhe respektuar, përfshi Rob Lowe dhe Mike Meyers. Komendia romantike ishte si sentimentale dhe për të qeshur.

Gwyneth është njohur jashtë skenës për marrëdhëniet e saj. Lidhja e saj me Brad Pitt me të cilin luajti në filmin Seven ishte një marrëdhënie e shumë publikuar dhe e njëjtë ishte edhe ndarja. Talenti dhe prezenca e saj në skenë e hoqi atë shpejt nga hijet e kronikave rozë. Martuar tani me Chris Martin, këngëtarin kryesor të grupit britanik ColdPlay, Gwyneth ka shkuar përtej bukurisë së saj dhe e ka vënë veten në vendin e një aktoreje me këmbë në tokë. Gwyneth është e njohur gjithashtu për marrëdhënien e saj të ngusht me familjen, sidomos pas vdekjes së të atit. Një provë e vërtetë e karakterit, Gwyneth ka mundur të shndërrojë dhimbjen në punë.

Ashtu si në rolet e saj në filma, Gwyneth është e përfshirë edhe në reklamime komerciale për firmën Dior. Por është interpretimi që e bën atë të ngrihet mbi të tjerët e gjeneratës së saj.

Në vitin 2003, doli filmi Sylvia ku ajo luan poeten e brengosur Sylvia Plath historia tragjike e së cilës i dha forcë aktores të eksplorojë dhimbjet në jetën e saj reale dhe ta ngrinte portretin e saj në lartësi që admiruesit mund të prisnin nga kjo aktore e talentuar. Roli tregoi aftësinë e saj si aktore si në filma komikë ashtu edhe në drama. "Ishte emocionuese dhe e lodhshme në të njëjtën kohë. Më duhej të mbaja hapur plagët e mia për të mundur të shkoja emocionalisht në gjendjen e saj por në të njëjtën kohë më bënte të ndjehesha mirë", thotë aktorja. Rolet e shumta të Gwyneth Paltrow tregojnë se popullariteti i saj po rritet. Me stilin dhe hijeshinë me të cilën ajo e sheh jetën na bën të ndjekim këtë aktore të talentuar dhe elegante në vitet që do të vijnë. //rd//

XS
SM
MD
LG