Lidhje

Presidenti ukrainas paralajmëron se mund të shpërndajë Parlamentin


Presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko paralajmëroi përsëri se do të shpërndajë parlamentin dhe do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme nëse anëtarët e koalicionit nuk respektojnë marrëveshje të arritura më parë dhe shkelin kushtetutën.

Zoti Yushçenko tha në kongresin e partisë së tij sot se nëse puna e shumicës nuk bëhet në bazë të kushtetutës, ai do të nënshkruajë një dekret për shpërndarjen e parlamentit.

Mijëra protestues u mblodhën në qendër të Kijevit në mbështetje të shpërndarjes së parlamentit, ndërkaq mbështetësit e kryeministrit Viktor Yanukoviç gjithashtu dolën në rrugë për të kundërshtuar këtë lëvizje.

Tensioni mes presidentit reformist dhe zotit Yanukoviç është shtuar mbasi zoti Yushçenko e akuzoi kryeministrin për përpjekjet e tij që të bindte ligjvënësit pro- presidentit për të ndërruar qëndrim. Ai thotë se kryeministri ka dhunuar kushtetutën. //rd//

XS
SM
MD
LG