Lidhje

Shpërthimet me bomba shkaktojnë 11 të vrarë në Irak


Zyrtarë irakianë të sigurimit thanë se nga shpërthimi i 3 bombave gjetën sot vdekjen 11 vetë dhe u plagosën të paktën 46 të tjerë në mbarë vendin.

Autoritetet thonë se 5 vetë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën kur një makinë-bombë shpërtheu pranë një spitali në lagjen Sadr të Bagdatit me shumicë shiite.

Në një tjetër sulm, policia tha se një makinë bombë vrau 4 vetë dhe plagosi 20 të tjerë pranë një pike karburanti në qytetin Hillah në qendër të vendit, ndërsa 2 vetë u vranë në qytetin verior Tuz Kurmatu në një sulm vetëvrasës.

Sot në Mosul, policia tha se një makinë-bombë që kishte në shenjestër një rajon policie la të plagosur 6 vetë. Të paktën 400 vetë janë vrarë gjatë javës së kaluar në Irak, duke e bërë këtë një ndër javët më të përgjakshme që kur filloi operacioni i sigurisë që ka për synim të ndalë dhunën sektare në Bagdat.

Ministri irakian i Drejtësisë Hashem al-Shebli njoftoi sot dorëheqjen e tij nga posti si rrjedhojë e mospajtimeve me partinë e tij. Zoti Shelbi i përket Listës Kombëtare Irakiane, një aleancë sunish dhe shiitësh, e cila ka 25 vende në parlamentin me 275 anëtarë. //rd//

XS
SM
MD
LG