Lidhje

Presidenti Bush kritikon projektligjin për shpenzimet në Irak


Presidenti Bush kritikoi projektligjet e miratuara si në Senat ashtu dhe në Dhomën e Përfaqësuesve që kanë vendosur një afat kohor për tërheqjen e trupave nga Iraku.

Senati e miratoi projektligjin e fondeve për Irakun këtë javë. Dhe në të përfshihej dhe një afat kohor jo i detyrueshëm për tërheqjen e trupave. Dhoma e përfaqësuesve miratoi masa dhe më të rrepta javën e kaluar të cilat vendosnin një datë të detyrueshme për tërheqjen e trupave.

Presidenti Bush tha në fjalimin e tij në radio sot, se secili nga këto projektligje parashikon masa kufizuese për komandatët ushtarakë amerikanë në Irak duke vendosur kufij kohor arbitrarisht për atë që presidenti e quajti “dorëzim dhe tërheqje” nga Iraku. Ai tha se do të vendosë veton për çdo projektligj që përfshin afat kohor për tërheqjen nga Iraku.

Ish- marinsi Andrew Horne dha përgjigje për Demokratët. Veteran i luftës së Gjirit dhe asaj të Irakut, si dhe një kandidat i pasusksesshëm për Kongresin, ai tha se nëse presidenti Bush vendos veton në këto projekligje, Kongresi ka përgjegjësinë që imponojë vendimin e tij.//rd//

XS
SM
MD
LG