Lidhje

Ligjvenësja demokrate mbron vendimin për të vizituar Sirinë


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi mbrojti vendimin për të shkuar për vizitë në Siri, pas kritikave të bëra nga Shtëpia e Bardhë. Ligjvenësja demokrate nga Kalifornia, tha se me zyrtarët sirianë do të diskutojë rreth luftës kundër terrorizmit dhe rolit që mund të luajë Siria për të ndihmuar ose penguar në këtë synim.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha javën e kaluar se vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në Siri ishte një ide e keqe. Megjithë kritikat e Shtëpisë së Bardhë ndaj zonjës Pelosi, tre ligjvenës republikanë u takuan dje me Presidentin Bashar al Asad në Damask. Ligjvenësit thanë se ata besojnë se ekziston një mundësi për dialog me Sirinë. (kh)

XS
SM
MD
LG