Lidhje

Senatorja Klinton mban rekord për fondet e fushatës presidenciale


Senatorja demokrate, Hillari Klinton, njoftoi se për tremujorin e parë të vitit 2007 ajo ka grumbulluar një shifër rekord prej 26 milionë dollarësh për fushatën e saj presidenciale.

Senatori Xhon Eduards, një tjetër kandidat demokrat, njoftoi se ka grumbulluar 14 milionë dollarë për të njëjtën periudhë.

Senatori Barak Obama, i cilësuar gjithashtu si një nga kandidatët kryesorë demokratë ende nuk i ka raportuar fondet që ka grumbulluar.

Guvernatori i shtetit Nju Meksiko, Bill Riçardson ka raportuar 6 milionë dollarë, Senatori i Kënektikatit Kristofer Dod, 4 milionë dhe Senatori Xho Bajden 3 milionë.

Në Shtetet e Bashkuara, kandidatëve presidencialë u kërkohet të bëjnë publik informacionin financiar të fushatave të tyre. Afati për t’i publikuar të dhënat financiare është 15 prilli. Qytetarëve nuk u lejohet të kalojnë kufirin e kontributeve të tyre për një kandidat të veçantë.//lk

XS
SM
MD
LG