Lidhje

Bush: Buxheti me kushte, mund të zgjasë qëndrimin e trupave në Irak


Presidenti Bush tha se trupat amerikane do të vuajnë, në se Kongresi nuk miraton një buxhet pa kushte për operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan.

Në komentet e bëra sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush i kritikoi ligjvënësit amerikanë që janë larguar për pushimet e pranverës, pa miratuar më parë një projektbuxhet pa kushte, sipas kërkesës së tij.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati kanë kaluar variante të ndryshme të projek-ligjit, duke miratuar fondet e kërkuara nga presidenti, por po ashtu duke i shtuar projekt-ligjit fonde shtesë për programe të brendshme si dhe afate për tërheqjen e trupave.

Presidenti Bush ritheksoi përsëri sot se do t’i verë veton çdo projektligji që parashikon afate tërheqjeje për trupat dhe shtoi se kjo do të thonte që disa familje ushtarësh do të duhet të presin më gjatë nga sa e dinin për kthimin e të dashurve të tyre nga fronti i luftimeve.

Dje, udhëheqësi demokrat i Senatit, Harry Read, u zotua se në se Presidenti i ve veton ligjit për fondet, ligjvënësit do të formulpojnë një tjetër ligj, i cili do t’i shkurtonte fondet për Irakun, në fillim të vitit të ardhshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG