Lidhje

Ukrainë: Ende protesta ndaj vendimit për shpërndarjen e parlamentit


Mijëra demonstrues vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e kryeqytetit Kiev në Ukrainë për të protestuar kundër vendimit të presidentit Viktor Jushçenko për të shpërndarë parlamentin duke e futur vendin në krizë.

Protestuesit dolën në rrugë sot në Sheshin e Pavarësisë ndërsa ligjvënësit besnikë të kryeministrit Viktor Janukoviç u takuan duke kundërshtuar hapur dekretin presidencial. Zoti Janukoviç tha sot se do të injorojë vendimin presidencial derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për legjitimitetin e shpërndarjes së parlamentit. Ai tha gjithashtu se nuk do të fillojë një fushatë për tu rizgjedhur para vendimit të gjykatës. Presidenti ka urdhëruar zhvillimin e zgjedhjeve të reja më 27 maj.

Duke shtuar edhe më tej konfuzionin, kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 18 anëtarë dha dorëheqjen sot. Gjykata e kundërshtoi dorëheqjen e tij por nuk është e qartë kur do të marrë vendimin për çështjen në fjalë.

XS
SM
MD
LG