Lidhje

Marinarët britanikë të liruar nga Irani mbërrijnë në atdhe


Të 15 marinarët britanikë arritën në Britani pas rreth 2 javësh gjatë të cilave u mbajtën të ndaluar në Iran.

Marinarët, 14 burra dhe një grua, arritën sot nga Teherani në Aeroportin Hithrou të Londrës me një avion britanik udhëtarësh. Ata ishin në uniforma ushtarake të cilat i veshën në avion ku kishin hipur me rroba civile. Pastaj ata u dërguan me helikopter në një bazë ushtarake në jugperëndim të Londrës për të informuar eprorët dhe për t’u bashkuar me familjet.

Me arritjen e aeroplanit, kryeministri britanik, Toni Bler u tha gazetarëve se Britania kishte arritur të siguronte lirimin e tyre pa ndonjë marrëveshje ose negociata. Por ai tha se ishin hapur linja të reja dhe interesante komunikimi dhe nëse Irani dëshiron, marrëdhëniet mund të ndryshojnë.

Dje, presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhade quajti lirimin e marinarëve një dhuratë për popullin britanik. Irani thotë se Britanikët u kapën në ujrat iraniane, akuzë që britania e mohon. //rd//

XS
SM
MD
LG