Lidhje

Të huajt me biznese në Amerikë kërkojnë ligje më të qarta imigracioni


Të huajt me biznese në Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për ligje më të qarta imigracioni për afaristët. Individë nga vende të ndryshme të cilët kanë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, mund të pajisen me viza me qëllim promovimin e tregtisë dhe investimeve. Por disa ankohen se procedurat e rrepta në lëshimin e vizave që nga 11 shtatori i vitit 2001, ua bëjnë më të vështirë për të punuar në Shtetet e Bashkuara.

Kissimmee, Florida është strehë e mijëra të huajve që kanë biznese dhe thonë se po ndikohen nga procedura të rrepta për vizat. Chris Doran menaxhon një kompani shitblerjesh të pasurive të patundshme, British Homes Grup. Ajo thotë se periudha të gjata të rinovimit të vizës krijojnë vështirësi për të vizituar familjen e saj në Britani. Ajo thotë se është e vështirë të informohesh nga zyrtarët. “Më bëjnë të ndihem sikur kam bërë krime. Ne ndihemi se pavarësisht se veprojmë siç na kërkohet duke dërguar të gjitha dokumentet e duhuara....përsëri ato nuk janë të mjaftueshme....dhe të bëjnë të ndjehesh shumë keq”, thotë zonja Doran.

70 vende, që nga Britania deri tek Irani, kanë traktate miqësie dhe tregtie dhe lundrimi me Shtetet e Bashkuara. Qytetarët e këtyre vendeve mund të aplikojnë për viza të përkohëshme, E-1 për tregatrët dhe E-2 për investitorët.

Në 2005 u lëshuan afro 200 mijë viza për tregtarë dhe inevstues me një vëllim të ndjeshëm biznesi në Amerikë. Biznesmeni britanik Bill Cowie ankohet se nuk është përcaktuar se për çfarë vëllimi ekzakt bëhet fjalë. “Duhen sqaruar kërkesat. Përkufizimet jo precise se çfarë kërkohet për të emigruar, për t’u paisur me viza tregtare....krijojnë hapësira për abuzime.” Kritikë si Cowie gjithashtu thonë se shtimi i kërkesa në shumë vende nënkupton hetime më të imta nga ambasadat amerikane atje. Afro 89 përqind e të paisurve me viza E ishin nga Evropa dhe Azia në 2005.

Londra kalon afron pesë milion aplikime vizash për jo-emigrantët..më e madhja në botë, krahasuar me 1, 3 milion në Paris. Thierry Pauquet nga këshilli francezo-amerikan i biznesit në Orlando, thotë se paisja me vizë në Parish është e thjeshtë. “Kërkesat u bënë më të vështira pas 11 shtatorit. Ato gjithashtu shtuan nivelin minimal të investimit që të jep mundësi të kërkosh vizë, duke e vështirësuar për disa vendosjen në Shtetet e Bashkuara. Por përveç kësaj pësa kohë që një individ plotëson kushtet gjithçka është e arritshme.” Vizat lëshohen nga Deprtamenti i Shtetit. Sipas një dokumenti thuhet se koha e rishikimit të kërkesës varet nga një vend në tjetrin dhe kryesisht nga volumi i kërkesave dhe nga sa e ndërlikuar është çështja.

Dokumenti thotë se rastet e investimeve të vogla për kompanitë e reja marrin më shumë kohë sesa aplikimet nga kompani të mëdha të njohura. Por thuhet se kohëzgjatja për vizat E-1dhe E-2 është thuajse e ngjashme me të kaluarën dhe hedh poshtë se ka rregulla për lëshim vizash bazuar në shtetësinë e aplikuesit. Gjithashtu afaristët kanë opsione të tjera për marrjen e nënshtetësisë. Një ligj i vitit 1990 u jep 10 mijë karta për banim të përhershëm apo Green Cards në vit për investitorët me 500 mijë dollarë e lart, që punësojnë së paku 10 punëtorë amerikanë-kryesisht në zonat me ekonomi të dobët. Ndërsa ata që hapin në Shtetet e Bashkuara një filial të biznesit të tyre nga jashtë mund të aplikojnë për Green Cards kur vjen koha e rinovimit të vizës. //rd//

XS
SM
MD
LG