Lidhje

PS përsëri në krizë të brendshme


Në Shqipëri Partia Socialiste ka hyrë sërish në një fazë krize të brendshme. Një grup deputetësh dhe anëtarësh të kryesisë i janë kundërvënë kryetarit Edi Rama gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë ku është paraqitur prej tyre dhe një dokument ku kërkojnë shtyrjen e kongresit dhe zgjedhjen e kryetarit.

Reagimi i tyre vjen një dite pas deklaratave me tone kritikuese ndaj zhvillimimeve në Partinë Socialiste të bëra nga ish-kryetari socialist, Fatos Nano, i cili shprehu publikisht ambicien për të kandiduar për postin e presidentit.

Por për zotin Rama qendrimi i mbajtur nga Nano vetëm sa e ka mbajtur atë më larg karrikes së presidentit, ndërsa kërkesa e grupit të deputetëve do të jetë objekt diskutimi të hënën në kongres. //az//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG