Lidhje

Prokurorët grekë akuzojnë kapitenin dhe 5 oficerë të anijes së fundosur


Prokurorët në Greqi ngritën akuza për neglizhencë ndaj kapitenit dhe pesë oficerëve të një anijeje turistike që u fundos dje në ujërat e Detit Egje.

Televizioni shtetëror njoftoi sot se prokurorët i akuzuan gjithashtu të gjashtë personat për shkelje të regulloreve ndërkombëtare të lundrimit dhe ndotjen e ambjentit. Anijet e shpëtimit përshkuan ujërat përreth ishullit Santorini sot duke kërkuar për një turist 45 vjeçar dhe vajzën e tij 16 vjeçare që figurojnë të humbur që kur u fundos anije.

Pjesa tjetër e 1 mijë e 600 pasagjerëve dhe ekuipazhit u evakuua nga anija me flamurin grek Deti Diamand, pasi preku fundin e detit në ishullin Santorini të enjten. Shumë nga pasagjerët në anijen 140 metra të gjatë ishin amerikanë dhe evropianë. //rd//

XS
SM
MD
LG