Lidhje

Shqipëtarët kremtojnë Pashkët


Në Shqipëri besimtarët e krishterë kanë kremtuar Pashkët, festën më të madhe të kalendarit liturgjik. Pashkët simbolizojnë "ngadhnjimin mbi vdekjen" dhe ringjalljen e Krishtit. Këtë vit ashtu si në të gjithë botën, Pashkët u festuan në të njejten ditë si nga besimtarët katolike ashtu dhe prej atyre ortodoksë. Mijëra besimtarë u mblodhën mbrëmë afër mesnatës në katedralen e Shen Palit në kryeqytet dhe në katedralen e Ungjillizimit. Arqipeshkvi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Rrok Mirdita dhe kryepeshkopi Anastas mbajtën meshat e rastit duke dërguar për të gjithë besimtarët urimet dhe mesazhet që simbolizon kjo festë.

Pashket po kremtohen edhe ne qytetin e Shkodres, ku disa mijra besimtarë moren pjese në meshën e rastit, të mbajtur në Katedralen e qytetit. Gjatë meshës, Arqipeshkvi i Shkodres beri thirrje per paqe dhe për më shumë mbeshtetje për banorët e zonave te varfera, në veri të Shqiperisë. Në meshen e Pashkëve moren pjese edhe perfaqësues te shoqates " DUKAGJINI" me qendër në Michigan të Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Bashkë me urimin për Pashkët, ata dërguan edhe një ndihmë financiare për familjet e viktimave të aksidentit automobilistik të 12 marsit, ne Kir te Dukagjinit, ku gjeten vdekjen 10 persona.

Pashkët po i festojnë edhe besimtarët ortodoksë në jug të Shqipërisë. Atmosfera festive nisi mbrëmë në mesnatë në kishat ortodokse për të vazhduar me pas pranë familjeve të besimtarëve. Disa mijëra emigrantë janë kthyer si në asnjë vit tjetër nga Greqia për të festuar në Shqipëri. Pas festimeve shume prej tyre u drejtuan nga pikëkalimet kufitare per t'u rikthyer drejt Greqisë.

Ndërkohë në Kosovë vdekja dhe ringjallja e Krishtit, si sakrifica më e lartë për njerëzimin, po kremtohet nga besimtarët e krishterë atje. Autoritetet vendase dhe ndërkombëtare si dhe partitë politike, e kanë cilësuar festën e shënuar të Pashkëve, ditën e ringjalljes së Krishtit, ditë të shpresës dhe të besimit për paqe dhe dashuri mes njerëzve të të gjithë botës.

Edhe në Mal të Zi festa e Pashkeve u kremtua nga mijera besimtare katolike dhe ortodoksë. Pashkët perkojnë në të njëjten ditë për të dy besimet, keshtu që sherbesat fetare u mbajten në të gjitha kishat katolike dhe ortodokse në Mal të Zi. Arqipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi përcolli urimet per një festë që pasqyron shpresen e të mirës dhe devotshmerinë. (kh)

XS
SM
MD
LG