Lidhje

Një slloven  përshkon me not lumin Amazonë


Një notar slloven është përleshur me piranat, me rraskapitjen dhe tension e lartë të gjakut, për t’u bërë kështu njeriu i parë që përshkon me not të gjithë gjatësinë e lumit Amazonë në Amerikën e jugut.

Martin Strel notoi thuajse 80 kilometra në ditë në ujërat e rrëmbyera dhe të paparashikueshme për të arritur dje në afërsi të qytetit brazilian Belem. Gjatë betejes 66 ditore, Strel u përball me marrje mendsh, amebat dhe nuk pranoi të zbatonte këshillat e mjekut për të dalë nga uji.

Ai doli nga uji me djegie të shkallës së dytë në fytyrë nga rrezet e diellit, infeksione nga larvat e ujit dhe fshika në lëkurë nga fërkimi i vazhdueshëm i kostumit të banjës. Organizata e rekordeve botërore Guinness thotë se do të duhen disa javë për të konfirmuar nëse përshkimi me not i 5 mijë e 265 kilometrave në Amazonë nga slloveni Stel është një rekord botëror.

Për 52 vjeçarin Strel, kjo aventurë nuk është diçka e panjohur. Ai shënoi tre rekorde botërore duke përshkruar lumin Danub në vitin 2000, lumin Mississippi në Amerikë në vitin 2001 dhe lumin Yantze në Kinë në vitin 2004.

Slloveni i njohur si “Njeriu Peshk,” shoqërohej në këtë aventurë të fundit nga një ekip prej 50 mjekësh dhe trajnerësh gjatë itinerarit nga Peruja në Brazil. (kh)

XS
SM
MD
LG