Lidhje

Pengjet britanike të Iranit mund t'i shesin historitë e tyre


Ministria britanike e mbrojtjes argumentoi si të drejtë vendimin e saj që i lejon marinarët e liruar nga Irani javën e kaluar të shesin historitë e tyre – gjë që shënon një ndryshim me politikën e mëparshme. Ministria tha dje se interesimi i jashtëzakonshëm i publikut bëri që ky të shihej si rast i veçantë.

Anëtarë të Partisë Konservatore të opozitës e kundërshtoi menjëherë vendimin. Shumë familje të trupave britanike të vrara në Irak dhe në Afganistan thanë gjithashtu se ky vendim u duket jo dinjitoz.

Dy oficerët që ishin mes 15 marinarëve të mbajtur nga Irani për 13 ditë, kanë thënë se nuk do të përfitojnë materialisht nga botimi i historive të tyre për kohën kur u mbajtën peng, por njoftohet se disa të tjerë kanë bërë kontrata të majme me disa nga mediat e vendit.

Disa nga ish pengjet kanë thënë se janë keqtrajtuar gjatë mbajtjes në arrest. Por një video e publikuar sot nga Irani i tregon marinarët mjaft të shpenguar gjatë mbajtjes peng.//lk

XS
SM
MD
LG