Lidhje

Presidenti Bush nënshkroi ligjin që mbështetet zgjerimin e NATO-s


Presidenti Bush nënshkroi një ligj që rithekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me anëtarë të rinj.

Ligji, përcakton Shqipërinë, Kroacinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë dhe Ukrainën si vende që kualifikohen për ndihmë financiare ndërkohë që përpiqen për anëtarësim në NATO.

Ligji po ashtu kërkon që fondet për ndihmë ushtarake ndaj këtyre vendeve të përfshihen në buxhetin amerikan të vitit të ardhshëm, por në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë nuk jepej ndonjë shifër.

Në Moskë, një zëdhënës i ministrisë së jashtme ruse kritikoi veprimin e presidentit Bush, duke thënë se ai nuk do të kontribuonte në stabilizimin politik të Ukrainës.//ii

XS
SM
MD
LG