Lidhje

Gjykata e Lartë serbe urdhëron rigjykimin e një paramilitari


Gjykata e lartë e Serbisë revokoi një dënim për krime lufte dhe dha urdhër për rigjykimin e një ish paramilitari serb të shpallur fajtor lidhur me ekzekutimin në vitin 1991 të rreth 200 pacientëve në një spital të Kroacisë.

Gjykata tha se procedura gjyqësore e të pandehurit Sasha Radak kishte patur shkelje serioze. Vitin e kaluar, gjykata e posaçme serbe e të drejtave të njeriut ngriti akuza kundër Radakut dhe e dënoi atë me 20 vjet burgim. Në masakrën e vitit 1991, njësi ish jugosllave i morën viktimat nga një spital i Vukovarit pas pushtimit të qytetit nga trupat jugosllave. Ata i çuan pacientët në një fermë derrash ku i ekzekutuan.

Në muajin dhjetor, gjykata e lartë i shfuqizoi akuzat kundër 14 personave të tjerë të dyshuar, të gjykuar në lidhje me vrasjen veçazi nga Sasha Radeku. Rigjykimi i tyre filloi muajin e kaluar. //rd//

XS
SM
MD
LG