Lidhje

Dhunë tifozësh në Mançester të Anglisë


12 anglezë dhe katër italianë tifozë të futbollit janë akuzuar për përleshjen e mbrëmshme në Mançester të Anglisë para ndeshjes çerek finale të Ligës së Kampioneve midis Mançester United dhe AS të Romës.

Akuzat përfshijnë dhunim të urdhërit publik, shkatërrime dhe mbajtje pa leje të mjeteve ofensive. Gjithsej 21 veta u arrestuan pas dhunës që shpërtheu mes gati 100 tifozëve. Policia i cilësoi incidentet jashtë stadiumit Old Traford si të vogla dhe të izoluara. United fitoi ndeshjen 7 me 1 duke avancuar në gjysmë finale.

Edhe skuadra tjetër angleze Çelsi, fitoi dje ndaj Valencias të Spanjës 2 me 1, duke kaluar po ashtu në gjysmë finale. Dy gjysëm filalistët e tjerë do të përcaktohen sonte. Bajerni i Munihut pret AC Milanin pas barazimit 2 me 2 në ndeshjen e parë. Anglia mund të ketë klubin e tretë në gjysmëfinale ndërsa Liverpooli doli 3 me 0 ndaj Ajndhoven holandez.//lk

XS
SM
MD
LG