Lidhje

Zyrtarët: Irani furnizon me armë radikalët irakianë


Zyrtarët ushtarakë amerikanë paraqitën prova që sipas tyre tregojnë se agjentët e zbulimit iranian po u japin armë dhe po stërvisin elementë radikalë suni dhe shiitë në Irak. Një zëdhënës ushtarak i tregoi armët sot në një konferencë shtypi në Bagdat dhe tha se ato vinin nga Irani.

Zëdhënësi tha se intervistat me persona të dyshuar si radikalë tregojnë gjithashtu se Irani po stërvit luftëtarë irakianë për montimin dhe përdorimin e bombave të sofistikuara të cilat mund të depërtojnë mjetet e blinduara.

Në frontin politik, lëvizja politike e klerikut radikal shiit Moktada al-Sadr ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria irakiane për të kërkuar me këmbëngulje caktimin e afateve për tërheqjen e trupave amerikane. Lëvizja politike e al-Sadrit tha se qeveria nuk po e përfill vullnetin e popullit duke mos pranuar të mbështesë kërkesat për tërheqjen amerikane nga Iraku.//lk

XS
SM
MD
LG