Lidhje

33 numri i viktimave në shpërthimet e Algjerit


Agjencia algjeriane e lajmeve njofton se numri i viktimave nga shpërthimet e djeshme vetë-vrasëse në kryeqytet arriti në 33. Mbi 200 të tjerë u plagosën.

Një prej shpërthimeve ndodhi pranë zyrave të kryeministrit dhe tjetri pranë një rajoni policor në periferi të kryeqytetit. Kryeministri Abdelaziz Belkhadem i dënoi shpërthimet, duke i cilësuar si një veprim provokativ nga terroristët para zgjedhjeve parlamentare të muajit të ardhshëm.

Grupi i quajtur Organizata Al-Kaida në Magrebin Islamik, mori përgjegjësinë përmes një deklarate në internet, duke publikuar edhe tre fotografi për të cilat thotë se janë të personave që kryen sulmet vetëvrasëse. Pretendimi i saj nuk është konfirmuar nga burime të pavarura. Shtetet e Bashkuara dhe Franca, koloni e së cilës ka qënë Algjeria, e dënuan sulmin.//lk

XS
SM
MD
LG