Lidhje

BE: Kroacia ka bërë përparim në reformën e gjyqësorit


Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha se Kroacia ka bërë përparim në reformën e saj të gjyqësorit por i duhen rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit para se të marrë anëtarësinë në këtë organizatë. Komisioneri evropian për Drejtësinë, Franko Fratini tha sot se Kroacia duhet të luftojë më aktivisht si korrupsionin e niveleve të larta ashtu edhe rastet e vogla.

Zoti Fratini i bëri komentet gjatë një vizite në Zagreb. Sistemi gjyqësor i Kroacisë ka më shumë se 1 milion raste ende të patrajtuara, të grumbulluara vit pas viti, një pjesë e të cilave e kanë origjinën në fillim të viteve 90, pas shkëputjes së vendit nga Jugosllavia. Reformimi i gjyqësorit është një prej kushteve kryesore që Brukseli ka vënë për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Kroacia synon të përfshihet në bllokun 27 vendësh në fund të kësaj dekade.//lk

XS
SM
MD
LG