Lidhje

Uolfouic në qendër të një skandali favorizimi


Drejtorët e Bankës Botërore premtuan një vendim të shpejtë lidhur me fatin e presidentit të Bankës, Pol Uolfouic, ndërkohë që punonjësit e këtij institucioni kanë shprehur zemërim rreth një skandali favorizimi ku është përfshirë ai.

Bordi i Drejtorëve të Bankës tha se komisioni i tij i etikës nuk e kishte shqyrtuar një rekomandim të bërë nga zoti Uolfouic dy vjet më parë për t’i rritur pagën një ish punonjëseje të Bankës e cila ishte mikesha e tij.

Kritikët thonë se është hipokrizi fakti që zoti Uolfouic shetit nëpër botë dhe u mban leksione udhëheqësve të ndryshëm për korrupsionin, kur ai vetë i ka rritur pagën në shuma të mëdha mikeshës së tij, e cila punonte në Bankë.

Dje zoti Uolfouic kërkoi falje për këtë veprim të tij dhe u tha gazetarëve se kishte bërë një gabim. Ai u përpoq të fliste para 200 punonjësve të Bankës por u largua menjëherë, kur punonjësit filluan ta fishkëllejnë dhe të kërkojnë në kor dorëheqjen e tij.//lk

XS
SM
MD
LG