Lidhje

Akuza të reja ndaj miliarderit rus Berezovski


Autoritetet e Rusisë ngritën akuza të reja kundër miliarderit në mërgim, Boris Berezovski dhe përsëritën kërkesën për ekstradimin e tij pas thirrjeve të Berezovskit për përmbysjen e Presidentit Vladimir Putin.

Sot prokurorët hapën çështje penale kundër zotit Berezovski me akuzat se ai po kërkon për përmbysje me dhunë të qeverisë ruse. Ata e akuzuan atë zyrtarisht për përvetësimijn e 8 milionë dollarëve nga linjat ajrore ruse të Aeroflotit kur ka qenë aksioner i kompanisë në vitet 90.

Ky veprim kundër Berezovskit pason komentet e tij, të publikuara në gazetën britanike “The Guardian”, ku ai shkruan se regjimi rus mund të ndryshohet vetëm me forcë dhe jo me mjete demokratike. Ai thotë gjithashtu në artikull se ka qenë vazhdimisht në kotakt me elitën poltike ruse dhe se po financon përpjekjet e tyre. Në një sqarim të bërë më pas, Berezovski e hodhi poshtë dhunën, duke thënë se ai është vetëm për mjete paqësore.

Ministria e Jashtëme britanike premtoi se do ta mbajë nën vëzhgim Berezovskin dhe shprehu keqardhje për çdo thirrje që kërkon përmbysjen me dhunë të një qeverie sovrane. Miliarderi u largua nga Rusia në vitin 2 mijë, kur qeveria filloi hetimet ndaj biznesit të tij të fuqishëm. Ai u vendos në Londër dhe qeveria britanike nuk e ka pranuar kërkesën e Moskës për ekstradimin e tij.//lk

XS
SM
MD
LG