Parlamenti i Irakut e dënoi me një seancë të posaçme sulmin e djeshëm me bombë në ambjentet e tij, brenda Zonës së Gjelbërt. Shumë deputetë u kthyen sot në ndërtesën e shkatërruar, për t’u lutur për të viktimat dhe me thirrjet për unitet.
Në sulm u vra, ndërsa ndodhej në klubin e Parlamentit, deputeti suni Mohamad Awad, i Partisë së Dialogut Kombëtar dhe u plagosën rreth 20 persona të tjerë. Një grup kryengritësish me lidhje me Al-Kaidën, i njohur si Shteti islamik i Irakut, mori përgjegjësinë për sulmin, me një deklaratë që kishte publiuar në një faqe Interneti.
Ushtria amerikane fillimisht njoftoi se 8 vetë ishin vrarë në sulm, por më pas u tha se vetëm një vdekje ishte konfirmuar. Lidhur me sulmin kanë filluar hetimet. Numri dy i ushtrisë amerikane në Irak, gjenerali Ray Odierno, e pranoi se e enjtja ishte një ditë shumë e keqe për Irakun. Ai tha se po bëhet përparim i vazhdueshëm në përmirësimin e gjendjes së sigurisë.//lk