Lidhje

Sekretari amerikan i Thesarit bën thirrje për reforma në FMN


Sekretari amerikan i thesarit Henri Polson i ka bërë thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar të bëjë ndryshime organizative për t’u dhënë vendeve në zhvillim një qasje më të madhe.

Zoti Polson mbajti sot një fjalim me vendet anëtare të komitetit monetar dhe financiar të FMN-së dhe një komiteti të përbashkët të Bankës Botërore dhe FMN-së. Këto dy organizata janë duke mbajtur takimin pranveror që përfundon nesër.

Zoti Polson tha se për të ndryshuar strukturën e FMN-së dhe për t’u dhënë vendeve në zhvillim një qasje më të madhe duhet të ndërmerren hapa të guximshëm. Ai tha se vendet me ekonomi në rritje të lartë si Kina do kenë një ndikim më të madh në rritjen e pasurisë botërore.

Sekretari i Thesarit gjithashtu bëri thirrje për përparim më të madh në marrëveshjen e Doha-s. Këtë javë zyrtarë të gjashtë vendeve u takuan në Nju Delhi por nuk arritën të pajtohen rreth një marrëveshjeje për liberalizimin e tregut botëror. Ata premtuan se do të punojnë për arritjen e një marrëveshjeje deri në fund të 2007-ës. //ad//

XS
SM
MD
LG