Lidhje

Rusi: Arrestohen 200 aktivistë opozitarë ndaj politikave të Kremlinit


Autoritetet ruse kanë ndaluar në Moskë rreth 200 veprimtarë të opozitës, përfshirë ish kampioni i shahut Geri Kasparov, të cilët po përpiqeshin të merrnin pjesë në një protestë anti-qeveritare pa leje.

Policia arrestoi sot zotin Kasparov dhe disa anëtarë të grupit Fronti Civil i Bashkuar. Mbi 1 mijë vetë u mblodhën në qendër të Moskës në kuadër të të ashtu-quajturit “marshi i disidentëve,” për të protestuar ndaj atyre që i cilësojnë si masa shtypëse që qeveria ka ndërmarrë ndaj lirive civile. Protestuesit bënë gjithashtu thirrje për zgjedhje të drejta presidenciale në vitin 2008.

Mijëra forca policore ishin dërguar në qendër të Moskës, duke e tejkaluar numrin e protestuesve. Ministria e brendshme e Rusisë tha se policia veproi në përputhje me ligjin. Aktiviteti u organizua nga një koalicion i fraksioneve kundër Kremlinit, i njohur me emrin “Rusia tjetër.” Ky koalicion po planifikon një protestë tjetër për nesër në Shën Peterburg. Autoritetet e kanë shpallur protestën të paligjshme. //rd//

XS
SM
MD
LG