Lidhje

Pakistan; protesta kundër radikalizmit islamik


Dhjetra mijëra pakistanezë zhvilluan një protestë kundër një shkolle islamike radikale që ka ndërmarrë një fushatë për zbatimin e detyrueshëm të një kodi të ligjit islamik në Islamabad. Protesta e sotme në Karaçi kundër xhamisë Lal Masxhidu u organizua nga lëvizja Mutahida Qami.

Udhëheqësi i saj Altaf Husain iu drejtua pjesmarrësve me telefon nga Londra duke thënë se një fe e paqes nuk ka vend për terrorizëm. Xhamija Lal Masxhid shpalli javën e kaluar se po krijonte një gjykatë për të detyruar zbatimin e një ligji të rreptë islamik.

Studentë nga një shkollë fetare aty pranë i kanë detyruar pronarët e dyqaneve të videove dhe disqeve të muzikës që t’i mbyllin ato. Studentët gjithashtu rrëmbyen pronaren e një shtëpie publike dhe tre pjestarët e familjes së saj duke i mbajtur ata për tre ditë./al/

XS
SM
MD
LG