Lidhje

Koncert kushtuar mbrojtjes së kushteve klimatike të planetit Tokë


Koncerti “Live Earth” i cili do të mbahet në 7 korrik, është një nismë e ish-presidentit emrikan Al Gore, për të ndërgjegjësuar banorët e Tokës, për krizën klimatike që po kalon planeti ynë. Ndërkohë, e veja e Xhon Lenon, Yoko Ono ka hedhur në treg albumin e saj të fundit të titulluar ”Yes,I am a witch”.

Çfarë mund t’i bashkojë, Al Gorin, Madonën dhe Red Hot Chillie peppers? Vetëm ngrohja globale. Do të jenë një sere koncertesh të titulluar Koncerte “Live Earth”, të cilat do te zhvillohen anembanë botës për të përcjellë mesazhin e situates klimatike e cila ndodhet në krizë.

Ish-kandidati për president Al-Gore tha se planeti ynë ka temperaturë tashmë dhe ne duhet që me këtë koncert , i cili do të jetë më i madhi në historinë e ngjarjeve të tilla, pasi do të udhëtojë në 3 kontinente, të japim alarmin SOS për tokën që po hyn në krizë klimatike nga dita në ditë.

Koncerti do të transmetohet nga më shumë se 120 kanale televizive. Organizuesit shpresojnë që të kapin një numër rekord teleshikuesish, rreth 2 miliard shikues.

Në koncertin e parë që do të mbahet në stadiumin Wimbley të Londrës në datën 7 korrik, do të marrin pjesë Madona, Black Eyed Peas, Red Hot Chillie, Keane dhe emra të tjerë të njohur.

Ndërkohë koncerti do të mbahet dhe në Shangai, Johanesburg, Sydney, Tokio dhe Rio de Janeiro. Në këto koncerte do të marrin pjesë dhe emra të njohur si Duran-Duran, Genesis apo Sting.

Mbas pesë vjetësh heshtje në tregun muzikor, Yoko Ono, rikthehet me albumin e saj,”yes, I am a witch”,”Po unë jam magjistare”. Në këtë album ka shumë bashkëpunime me artistë të ndryshëm,si Craig Armstrong, Cat Power, Le Tigre etj.

Mbas rreth 40 vjetësh, ajo ka nxjerrë në treg albumin”Yes i am a witch”, një ide e mbetur në sirtar që nga fundi i viteve 1960. Vetë Yoko ka patur një mendim origjinal në realizimin e këtij albumi, ajo i ka kërkuar secilit prej anëtarëve të grupit të saj që të këndonin nga një këngë nga albumi i saj , dhe pastaj i ka ripërpunuar ato. Në një intervistë, Yoko,thotë se ky ka qenë një bashkpunim mjaft i mirë, dhe një eksperiencë me mjaft vlerë.

“Mendoj se ishte diçka shumë e mirë, nuk kishte rëndësi nëse ishte zëri im apo i dikujt tjetrë nga grupi në album,mjafton që ishte diçka e mirë”.

Gjithë anëtarët e grupit hodhën pjesët vokale, të cilat u përshtatën me pjesët orkestrale. Dhe vetë Yoko Ono është shumë e kënaqur me rezultatin.

Albumi “Yes, I am a witch”, është albumi i dytë i Yoko Onos. Albumi i parë i saj është ai i vitit 2001 me titull “Blueprint for a sunrise”./al/

XS
SM
MD
LG