Lidhje

Basketbollisti Xhorxh Muresan në karrierën e tij të re si trajner


Në vitin 1993, basketbollisti rumun Xhorxh Muresan erdhi në Uashington për të luajtur me ekipin Wizards. Për rreth 7 kampionate, lojtari 2 metra e 31 centimetra i gjatë, u kthye në një basketbollist me famë. I detyruar që të linte lojën, në moshën 30 vjeçare si pasojë e sforcimeve fizike dhe dhimbjeve një shpinë, dashuria për basketbollin e frymëzoi Muresanin që të nis një tjetër karrierë në këtë lojë. Ai ka krijuar një akademi basketbolli që i pregatit fëmijët për më shumë sesa lojën tradicionale.

Ish lojtari i ekipit të Uashington Wizards, Xhorxh Muresan gjithmonë ka besuar në fuqinë e sportit për krijimin e karakterit të të rinjëve.

“Unë shoh dallim mes fëmijëve që merren me sport dhe atyre që nuk ushtrojnë ndonjë lloj sporti”.

Fëmijët që merren me sporte, thotë ai, kanë më shumë besim në vetvete, janë më të shëndetshëm, dhe shpesh më të suksesshëm në jetë. Për të vënë në jetë këtë ide, para 3 vjetësh Muresan financoi akademinë “Giant Basketball”.

“Fëmijët argëtohen shumë kur luajnë basketboll, por ata mësojnë gjithashtu mjaft prej njëri-tjetrit si të punojnë në kolektiv. Ata mësojnë të punojnë në skuadër. Fëmijët kuptojnë se është vetëm një top për 10 lojtar dhe mësojnë ta pasojnë topin e njëkohësisht të mbrohen nga kundërshtari. Kështu ata marrin përsipër shumë përgjegjësi”.

Muresan thotë se në akademinë e tij fëmijët mësojnë të jenë të shpejtë dhe të zhdërvjellët, ndërkohë që argëtohen. Edhe prindërit, thotë ai, duket se argëtohen kur shohin fëmijët që zhvillojnë më tej aftësitë dhe karakterin e tyre. Për Xhorxh Muresan, të jesh trajnier i fëmijëve është eksperincë e veçantë.

“Kjo për mua është më tepër se të luaj për Ligën profesioniste të basketbollit amerikan NBA. Unë shoh sesi fëmijët mësojnë dhe rrriten duke luajtur basketboll dhe duke u argëtuar me këtë sport”.

Muresan është i zënë gjatë gjithë vitit me Akademinë e Basketbollit. Ai thotë se kjo punë e mban të gjallë ëndrrën e tij dhe përmbush qëllimin e tij, i cili është të frymëzojë dhe të përgatisë fëmijë që të bëhen basketbollistë të mirë dhe të aftë për të ecur në jetë./al/

XS
SM
MD
LG