Lidhje

Tërmet në pjesën qëndrore dhe lindore të Shqipërisë


Në Shqipëri pjesa qëndrore dhe ajo lindore e vendit u përfshi sot gjatë paradites nga disa valë lëkundjesh tërmeti. Goditja më e fortë u rregjistrua rreth orës 9.35 minuta.

Epiqendra ishte disa kilometra në verilindje të qytetit të Elbasanit me magnitude 4 shkalla Richter, dhe me intensitet mbi 5 balle, por lëkundje të forta u rregjistruan dhe në Tiranë 4 deri 5 balle, si dhe ne Librazhd, Peshkopi,Korcë, Vlorë, Fier e qytete të tjera.

Sipas shërbimit sizmiologjik shqiptar pati edhe shumë goditje të persëritura në disa intervale kohore deri në mesditë, të cilat erdhën në shuarje. Tërmeti i fortë nuk shkatoi dëme por më shumë ai provokoi panik te banorët.

Veçanërisht në Tiranë, rreth mesditës, thuajse i gjithë kryeqyteti u përfshi nga një ndjenjë frike për një tërmet të dytë. Ndonëse nuk kishte asnjë njoftim nga institucionet e specializuar edhe sepse tërmetet nuk mund të parashikohen, paniku u përhap me shpejtësi dhe thuajse të gjitha institucionet shtetërore dhe private u boshatisën duke mbushur rrugët.

Madje me një urdhër të Gradës, u ndërprenë edhe punimet e komisioneve parlamentare dhe deputetët u ftuan të qëndronin jashtë godinës. Po ashtu dhe shumë shkolla ndërprenë mësimet dhe nxënësit u dërguan në shtëpitë e tyre. //ze//

XS
SM
MD
LG