Lidhje

Stuhi e fuqishme përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara


Një stuhi e fuqishme përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar përmbytje të mëdha, rrëzim të linjave elektrike dhe anullimin e qindra fluturimeve.

Autoritetet fajësojnë këtë stuhi të rrallë për 3 vdekje dje në shtetet Nju Jork, Kenetikat dhe Karolina e Jugut. Të paktën 5 veta humbën jetën të premten dhe të shtunën nga moti i keq në shtetet Kensas dhe Teksas.

Më shumë se 500 fluturime u anulluan dje në 3 aeroportet kryesore të Nju Jorkut. Dhjetra fluturime të tjera u anulluan në Filadelfia dhe në Boston. Njoftohet për vonesa fluturimesh në Boston, Nju Jork, Uashington dhe Filadelfia. //ze//

XS
SM
MD
LG