Lidhje

Studenti që kreu masakrën, i vetmuar dhe me probleme


Policia thotë se studenti i universitetit Virginia Tech, i cili kreu masakrën më të rëndë në historinë amerikane, para se të vriste veten, i ishte tërhequr vërejtja në vitin 2005, sepse kishte ngacmuar dy sudente të po kësaj shkolle.

Shefi i policisë së universitetit, Wendell Flinchum tha sot se 23 vjeçari Cho Seung-hui i kishte telefonuar në muajin nëntor 2005 një studenteje dhe e kishte ndaluar atë. Studentja kishte njoftuar policinë por nuk kishte ngritur ndonjë akuzë. Flinchum tha se Cho i kidhte dërguar mesazhe kompjutetike një tjetër studenteje një muaj më vonë dhe në të dy rastet nuk kishte kërcënuar asnjërën prej vajzave. Policia tha se asnjëra nga vajzat nuk ishte mes viktimave.

Po në dhjetor të vitit 2005, policia tha se Cho ishte trajtuar në një klinikë psikiatrike pasi një pasi një nga të njohurit e tij kishte raportuar se ai mund të kishte tendenca të vriste veten. Cho është përshkruar si një njeri i heshtur dhe me probleme, shkrimet e të cilit kishin shqetësuar profesorët aq shumë saqë kishin kontaktuar zyrtarët e shkollës. //rd//

XS
SM
MD
LG