Lidhje

Ban: Vendet fqinje me Irakut të hapin kufijtë për refugjatët


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun u bëri thirrje vendeve fqinje të Irakut që t’i mbajnë kufijtë e tyre të hapur për irakianët që ikin për t’i shpëtuar dhunës sektare dhe sulmeve të kryengritësve në atë vend.

Zoti Ban e bëri këtë thirrje sot me anë të një videoje drejtuar një konference ndërkombëtare në Gjenevë lidhur me gjendjen e miliona irakianëve, që janë larguar nga shtëpitë e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bëri gjithashtu thirrje vendeve të tjera që t’u japin strehim politik refugjatëve irakianë. Konferenca dy-ditore me pjesëmarrjen e qeverive dhe zyrtarëve të ndihmave nga 60 vende, që po shqyrtojnë mënyrat për shtimin e mbështetjes ndërkombëtare për refugjatët irakianë.

Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Antonio Guterres, tha se nuk i është kushtuar vemendja e duhur krizës humanitare megjithë përmasat e saj historike. Agjencia e OKB-së për refugjatët llogarit se mbi një milion irakianë kanë ikur në Siri, 750 mijë të tjerë kanë kërkuar strehim në Jordani, ndërkohë që rreth 2 milion janë shpërngulur brënda Irakut. //rd//

XS
SM
MD
LG