Lidhje

Kryeministri polak në mbrojtje të vendimit për akuza kundër Jaruzelskit


Kryeministri i Polonisë Jaroslav Kazinski hodhi poshtë kritikat e bëra në media rreth vendimit të autoriteteve polake për të ngritur akuza kundër ish Presidentit Vojiçeh Jaruzelski për “krime komuniste”.

Kryeministri u tha gazetarëve në Bruksel se ai nuk e kupton se si mund të vihet shenja e barazimit mes një njeriu që akuzohet për krime kundër vendit të tij dhe një viktime të Inkuizicionit mesjetar.

Instituti polak i Kujtesës Kombëtare, i cili analizon krimet e epokës koministe dhe naziste, njoftoi dje se po ngrinte akuza kundër gjeneralit Jaruzelski për rolin e tij në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vitin 1981. Ish udhëheqësi polak e vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në përpjekje për të shtypur sindikatën e pavarur Solidarnost.

Autoritetet internuan mijra njerëz, mes tyre edhe udhëheqësin e Solidarnostit Lah Valesa së bashku me presidentin e tanishëm Les Kazinski. Nga përleshjet e atëhershme me forcat e sigurimit humbën jetën rreth 100 veta. //rd//

XS
SM
MD
LG