Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts - Angazhimi në Irak, afatgjatë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates theksoi se angazhimi amerikan për Irakun është afatgjatë por kjo mbështetje ushtarake nuk mund të jetë e përherëshme.

Zoti Gates i bëri komentet sot në Bagdat pas takimit me kryeministrin irakian Muri al Maliki rreth situatës së sigurisë në vend. Zoti Gates tha se i kërkoi zotit Maliki të bashkojë komunitetet suni dhe shiite. Ai tha se përparimi në këtë çështje do të jetë një element i rëndësishëm në vlerësimin amerikan për sigurinë në Bagdat.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërriti në Irak dje për një vizitë të panjoftuar më parë dhe u takua me komandantët amerikanë në Falluxha. Në jugperëndim të Bagdatit, ushtria amerikane tha se vrau sot dy persona të armatosur pasi u sulmua nga një xhami. Ajo tha se helikpterët ushtarkë qëlluan kundër kryengritësve por pa e dëmtuar xhaminë. //rd//

XS
SM
MD
LG