Lidhje

Zv/kryeministri kinez: Bisedime për zgjidhjen e statusit të Kosovës


Autoritetet serbe thonë se Zëvendës Kryeministri kinez Hui Liang Ju që ndodhet për vizitë në Beograd, shprehu mbështetje për pikëpamjet që kundërshtojnë planin e OKB-së për Kosovën. Përmes një deklarate qeveria e Serbisë citon zotin Hui të ketë thënë se duhet gjetur një kompromis për të ardhmen e Kosovës, që të jetë e pranueshme nga të dyja palët.

Zoti Hui u takua sot në Beograd me Kryeminsitrin e Serbisë Vojisllav Koshtunica, i cili theksoi se vendi i tij do të bëjë ç’është e mundur për të ruajtur integritetin territorial kur çështja e Kosovës të shtrohet para Këshillit të Sigurimit.

Në deklaratë po ashtu thuhej se Serbia dhe Kina gëzojnë marrëdhënie të mira dhe synojnë të forcojnë bashkëpunimin ekonomik. Ndërkohë ambasadori i Rusisë në OKB-së, Vitali Çurkin i paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos kërkojnë hedhjen në votë në Këshillin e Sigurimit të planit për të ardhmen e Kosovës. Ai ritheksoi kundërshtimin e Moskës ndaj propozimitdhe shtoi se një veto e mundshme e Rusisë do ta përçante Këshillin e Sigurimit. //rd//

XS
SM
MD
LG